Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar për përplasjet gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur shqetësim për përdorimin e ujëhedhësve, gazit lotsjellës dhe shoqërimin e protestuesve nga policia.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, EDP i kërkon qeverisë të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të japë përgjigje për çështjet që ata kanë ngritur, duke vënë theksin te llogaridhënia, transparenca dhe nevoja për ndryshim.
Në reagimin e saj, partia europiane thekson se policia duhet të veprojë me vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet, ndërsa u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.
E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi represionin apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike”, thuhet në deklaratë.


