Arkin Jahiji sonte në Meletinë prezanton programin për qeverisjen me komunën e Bërvenicës!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të takoj banorët e fshatit Meletinë ku do të paraqes programin e tij prej pesë shtyllash për zhvillmin e komunës së Bërvenicës, shkruan Top24

Miletinë, sonte takohemi! 
Sonte, në orën 20:30, në SH.F.K. „7 Marsi“, ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e programit tonë për Miletinën dhe gjithë Komunën e Bërvenicës.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Kryetari Ali Ahmeti, së bashku me ne, për të bashkëbiseduar për planet, projektet dhe të ardhmen e vendit tonë.
Ejani të bisedojmë për të ardhmen që duam ta ndërtojmë së bashku, për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për një Bërvenicë me më shumë zhvillim e mundësi për të gjithë.
Ju presim me zemër të hapur!
E Martë, 13.10.2026
Ora 20:30
SH.F.K, Miletinë
BASHKË PËR MILETINËN!
BASHKË PËR BËRVENICËN!