Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, duke theksuar rëndësinë e rolit të grave në shoqëri dhe përfshirjen e tyre aktive në proceset vendimmarrëse.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, sekretari organizativ i BDI-së, Nebi Rexhepi, si dhe shefi i shtabit, Jusuf Shaini.
Gjatë takimit u theksua se gratë janë shtyllë e familjes dhe e shoqërisë, ndërsa forca, përkushtimi dhe kontributi i tyre janë thelbësorë për ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar dhe të suksesshme.
Jahiji nënvizoi se gratë duhet të kenë rol aktiv në vendimmarrje dhe të jenë pjesë e pandashme e të gjitha proceseve që ndikojnë në të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Bërvenicës.
Ai theksoi se zëri i grave duhet të dëgjohet dhe kontributi i tyre të vlerësohet, duke e konsideruar përfshirjen e tyre një element të rëndësishëm për një komunë më të drejtë dhe më të zhvilluar.


