MPB: Iva Mihajllova nuk ka dalje të evidentuar për dalje nga Maqedonia dhe hyrje në Bullgari

Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer verifikime në sistemin e kontrollit kufitar, me ç’rast është konstatuar se për personin Iva Mihajllova, ndaj të cilit është në fuqi ndalimi aktiv gjyqësor, nuk është evidentuar dalje nga territori i Maqedonisë.

MPB nujofton se i plotësim, përmes Qendrës së Përbashkët të Kontaktit me Republikën e Bullgarisë, janë kryer verifikime edhe nga Policia Kufitare e Bullgarisë, nga ku është marrë informacioni se për personin në fjalë nuk është evidentuar hyrje legale në territorin e Republikës së Bullgarisë.

Sipas të dhënave nga evidencat kufitare, personi ka realizuar hyrje për herë të fundit në Republikën e Bullgarisë në shtator të vitit 2025, ndërsa në tetor të vitit 2025 është evidentuar dalja e tij nga Republika e Bullgarisë, përkatësisht hyrja në Maqedoni.