Sezoni i ngrohjes qendrore në Shkup do të fillojë nesër, më 13 tetor 2026, dy ditë më herët se data zyrtare, për shkak të rënies së temperaturave.
Nga ESM bëjnë të ditur se vendimi është marrë pasi parashikimi meteorologjik për nesër tregon temperaturë mesatare të jashtme prej 12 gradësh Celsius, duke plotësuar kushtet për fillimin e furnizimit me energji termike.
Nga kompania u bëjnë thirrje konsumatorëve që t’i përfundojnë përgatitjet e instalimeve të brendshme të ngrohjes, ndërsa bashkësive të pronarëve u kërkohet të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet termike.
Për raportimin e defekteve dhe informacione shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë Qendrën për Kujdesin ndaj Konsumatorëve në numrat 02 3076 200 dhe 075 400 100.


