Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski, ka marrë mbështetjen e Ivan Stoilkoviçit, politikan dhe përfaqësues i komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut i cili ishte pjesë e një tubimi të Radiçevskit në Bërvenicë, shkruan Top24
Mbështetja vjen në një periudhë kur gara zgjedhore në Bërvenicë po merr vëmendje, ndërsa kandidatët po përpiqen të sigurojnë përkrahje sa më të gjerë përpara ditës së votimit.
Përfshirja e Stoilkoviçit në mbështetje të kandidatit të VMRO-DPMNE-së përbën një zhvillim politik në kuadër të garës për drejtimin e komunës nëdrsa nga ana tjetër shihet si një provokim për komunitetin më të madh në këtë komunë Shqiptarët.
Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë pritet të jenë një test për kandidatët dhe partitë politike që synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.


