Inter e ka të lehtë, mposht Parmën, merr i vetëm kreun e klasifikimit

Interi bëri detyrën në ndeshjen e javës së 6 të Serie A. Skuadra zikaltër iu imponua Parmës duke e mundur pastër me rezultatin 3-0 duke marrë për momentin e vetme kreun e klasifikimit.

Ishte një ndeshje të cilën skuadra kampione e Italisë e zgjidhi praktikisht që në pjesën e parë kur shënoi edhe të 3 golat. Mjaftuan 13 minuta lojë për Interin për të marrë avantazhin në këtë ndeshje me golin e Petar Sucic, një gol që ia shtoi më shumë forcën skuadrës zikaltër. Dhe në fakt nuk vonoi shumë dhe Pio Esposito fitoi një 11 metërsh që u konfirmua nga sistemi VAR. Te pika e bardhë shkoi Hakan Calhanoglu i kthyer pas problemeve fizike me mesfushorin turk që u tregua i saktë duke shënuar golin e dytë për Interin.

Në minutën e 31 ishte radha e Thuram që të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje teksa shënoi golin e tretë për Interin që në 45 minutat e dytë menaxhoi më së miri këtë avantazh edhe pse iu anulua një gol i Pio Esposito dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 për Interin që tani do ndjekë me interes ndeshjen mes Comos dhe Romës.