Learta Jakupi, blogerja e njohur dhe fytyrë publike, ka ndarë së fundmi një moment të mrekullueshëm me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo shfaqet në një ambient të gjelbëruar, duke i dhënë një tjetër dimension elegancës së saj natyrale.
Veshur me një fustan të zi, që i bie lehtë mbi trup dhe i thekson linjat e saj, Learta duket tejet e sofistikuar. Fustani është i thjeshtë, por pikërisht në këtë thjeshtësi qëndron edhe bukuria e tij.
Ajo ka zgjedhur që të kompletojë look-un e saj me një palë sandale të lehta dhe një çantë diskrete, të cilat përputhen në mënyrë perfekte me pamjen e saj elegante.
Sharmi i saj është i pakrahasueshëm, ndërsa qëndrimi në natyrë i jep një freski dhe gjallëri të veçantë fotografisë.
Në përshkrimin e fotos, Learta shkruan “La dolce vita, always! ”, duke shprehur se sa shumë e vlerëson jetën e bukur dhe të qetë.
Ambientet përreth i japin një atmosferë meditimi dhe qetësie mendore, teksa ajo ecën me besim të plotë mbi shkallët e gurta.
Ky postim tregon qartë stilin e jetës së Leartës dhe aspiratat e saj për të jetuar çdo moment me stil e elegancë. /InfoKosova/



