Valon Llukës i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për biznesmenin e njohur kosovar, Valon Lluka.

Siç raporton Arbresh, Llukës i është caktuar masa e paraburgimit pas ndalimit prej 48 orëve para një dite.

Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ndaj Llukës rëndojnë akuzat për “Mashtrim”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”.