Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani kanë qëndruar në fshatin Radiovcë të komunë së Bërvenicës ku në një atmosferë festive kanë prezantuar programin pesë pikësh për menaxhimin e komunës së Bërvenicës. Jahiji theksoi se vizioni i tij për këtë komunë është dinamik dhe i afatizuar për të sjellur një model ku qytetarët janë prioritet, shkruan Top24


