Ministri i Shëndetësisë, Sashо Klekovski, sot mori pjesë në panelin ministror të nivelit të lartë në Forumin e 9-të Gjermano-Evropianolindor të Shëndetësisë në Berlin. Forumi është ngjarje zyrtare shoqëruese e Samitit Botëror të Shëndetësisë (World Health Summit), e organizuar nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss) dhe Aleanca Gjermane e Shëndetësisë (GHA). Në panel morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë dhe i Punëve Sociale të Gjeorgjisë, Mikheil Sarjveladze, dhe ministralja e Shëndetësisë e Armenisë, Anahit Avanesyan.
Në fjalimin e tij para përfaqësuesve gjermanë dhe ndërkombëtarë të institucioneve, industrisë dhe komunitetit akademik, ministri Klekovski paraqiti gjendjen, sfidat dhe rezultatet e shëndetësisë maqedonase, si dhe disa nga drejtimet për të ardhmen.
Theksi u vendos te rrjetëzimi rajonal dhe prokurimi i përbashkët i barnave inovative; digjitalizimi me vlerë 50 milionë euro përmes strategjisë së re për periudhën 2027–2031, të hartuar me mbështetjen e BE-së, si dhe shfrytëzimi më i madh i programit EU4Health.
„Kompanitë gjermane tashmë janë ndër investitorët kyç në Maqedoninë e Veriut. Tani duam që ky bashkëpunim të arrijë edhe në shëndetësi – përmes teknologjive të reja, digjitalizimit dhe edukimit të kuadrove. Mjekët tanë në Gjermani mund të jenë një urë e vërtetë mes dy vendeve”, deklaroi ministri Klekovski.
Në margjinat e Forumit, ministri Klekovski zhvilloi takime dypalëshe me ministrin Sarjveladze dhe me ministralen Avanesyan. Ata shtakuan përvojat nga reformat e sistemeve shëndetësore dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Ministri u takua gjithashtu me: Siemens Healthineers – për modernizimin e pajisjeve mjekësore dhe të diagnostikimit; KPMG – për reformat dhe digjitalizimin në shëndetësi; Charité – Spitalin Universitar të Berlinit, me të cilin shëndetësia maqedonase tashmë bashkëpunon në trajtimin e fëmijëve me fibrozë cistike, me qëllim bashkëpunimin e mëtejshëm dhe edukimin e kuadrove; prof. Patrick Jeurissen, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë të Holandës – për përvojat holandeze me financimin e qëndrueshëm të sistemit shëndetësor; Falk Consulting – për mbështetje në restrukturimin e spitaleve.
Takim me mjekët maqedonas në Gjermani
Në Ambasadën e RMV-së në Berlin, ministri Klekovski u takua me një numër të madh mjekësh, stomatologësh dhe studentësh të mjekësisë nga diaspora maqedonase. Në takim folën ambasadori prof. dr. Ilber Sela dhe dr. Blashko Dimkovski, kryetar i Asociacionit të Mjekëve dhe Stomatologëve Maqedonas në Gjermani. Ministri paraqiti reformat në sistemin shëndetësor. Dr. Dimkovski shprehu gatishmërinë e Asociacionit që të jetë urë për transferimin e dijes dhe teknologjive gjermane mjekësore në spitalet në Maqedoni, përmes edukimeve dhe projekteve të përbashkëta shkencore.
„Vetëm në Asociacionin e Mjekëve dhe Stomatologëve Maqedonas në Gjermani janë anëtarë pothuajse 500 persona. Ky është një potencial i jashtëzakonshëm për shëndetësinë maqedonase. Duam që mjekët tanë në Gjermani të jenë urë për dije, edukim dhe bashkëpunim”, deklaroi ministri Klekovski.
Takime me ekonominë gjermane dhe me diasporën
Vizita në Berlin filloi dje me një takim me përfaqësues të GHA-së, të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane dhe të Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK). Në takim u diskutua për nevojat e shëndetësisë maqedonase, për ndihmën teknike dhe edukimin, si dhe për mundësitë e partneriteteve.
Ministri u takua edhe me udhëheqjen e Klubit të Biznesit Gjermani – Maqedonia e Veriut (DNMBC), kryetarin Gafar Vejseli dhe nënkryetarët Dragan Ilievski dhe Ziber Seljami. Tema e takimit ishte transferimi i përvojave nga Gjermania në Maqedoni. Së bashku me ambasadorin Sela, ministri vizitoi komunitetin kishtar ortodoks maqedonas „Shën Klimenti i Ohrit”, ku po ndërtohet një tempull i ri.
Ministri Klekovski gjatë gjithë vizitës u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, prof. dr. Ilber Sela.



