Ambasadorët e akredituar në Prishtinë shihen duke dalë nga objekti i Gjykatës Kushtetuese

Tre ditë pasi u votuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, disa nga ambasadorët e akredituar në Prishtinë janë parë duke dalë nga objekti i Gjykatës Kushtetuese.

Mediumi Indeksonline ka raportuar për këtë ngjarje, duke publikuar disa fotografi të ambasadorëve teksa dilnin nga objekti i Gjykatës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse bëhej fjalë për një takim të zakonshëm apo nëse gjatë tij është diskutuar për ndonjë çështje të caktuar.