Lidhja Shqiptare dënon ashpër dhunën e ushtruar nga ana e pjestarë të policisë ndaj të rinjëve shqiptarë në Shkup, që sipas informacioneve nuk është rast i izoluar dhe as i pari. Sjellja e këtillë e kriminelëve të veshur me petkun e policisë nuk është asgjë tjetër vetëm se represion i aparatit shtetëror ndaj shqiptarëve, ngjashëm si në kohën e Gruevskit kur po e njëjta polici nga njëra anë dhe huliganë maqedonas nga ana tjetër, ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Shkup dhe jo vetëm.
Ky rast nuk duhet të kalojë vetëm me hetime dhe sanksionime diciplinore ndaj policëve, por të shqyrtohet si një vepër e rëndë penale dhe autorët të marin dënimin e merituar, ndërsa përveç autorëve të këtij krimi duhet të ketë edhe përgjegjësi komanduese e politike nga drejtuesit e “MVR-VMRO” dhe dorëheqje të menjëhershme të Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendës ministrit, Astrit Iseni.
Lidhja Shqiptare ju bën thirje edhe përfaqësuesve diplomatik të vendeve evropiane, SHBA dhe BE, që të reagojnë për të parandaluar skenaret e errëta anti shqiptare të këtij pushteti policor. I bëjmë thirje poashtu misionit të OSBE-së, Komitetit të Helsinkut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, që të evidentojë dhe raportojë dhunën kriminalo-policore ndaj të rinjëve shqiptare të cilëve u janë cënuar edhe të drejtat më elementare, përfshirë edhe të drejtën e jetës dhe shëndetit. Për këtë qëllim Lidhja Shqiptare u është drejtuar me një letër zyrtare përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në vend.
Të rinjëve shqiptarë, viktimave të kësaj dhune makabre, ju urojmë shërim të shpejtë dhe i inkurajojmë që këtë rast ta procesojnë dhe të kërkojnë drejtësi deri në fund. Lidhja Shqiptare do të jetë në mbështetje të tyre dhe të çdo shqiptari.
– Lidhja Shqiptare
Ziadin Sela, Kryetar


