Limani dhe Xhaferi takojnë përfaqësues të Komisionit Evropian

Kryetari i komunës së Gostivarit. Valbon Limani së bashku me kryetarin e këshillit të komunës Valdet Xhaferi gjatë ditës së djeshme kanë takuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku diskutuan për forcimin e pushtetit lokal, procesin e decentralizimit dhe sfidat me të cilat përballen komunat, shkruan Top24

“Në fokus të diskutimit ishin edhe autonomia financiare e komunave, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mundësitë për mbështetje përmes projekteve evropiane.” shkruan Valbon Limani.

 

Sot, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, z. Valdet Xhaferi, zhvilluam një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian, ku diskutuam për forcimin e pushtetit lokal, procesin e decentralizimit dhe sfidat me të cilat përballen komunat.
Në fokus të diskutimit ishin edhe autonomia financiare e komunave, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mundësitë për mbështetje përmes projekteve evropiane.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në forcimin e demokracisë lokale, rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, në përputhje me standardet evropiane për vetëqeverisjen lokale.