Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për TV Alsat, duke folur për presionet mbi çmimet dhe standardin jetësor të qytetarëve, theksoi se, megjithëse, siç u shpreh ai, po jetojmë në një luftë të tretë botërore të padukshme, gjendja është shumë më e mirë se katër vjet më parë, kur në pushtet ishin LSDM-ja dhe Filipçe.
“Më lejoni t’ju jap një përgjigje me shifra. Unë nuk flas në bazë të ndjenjave, por flas me shifra. Nëse analizojmë tremujorin e tretë të vitit 2022 dhe tremujorin e tretë të vitit 2026, inflacioni mesatar, çmimet në vitin 2022 ishin 67% mbi mesataren evropiane. Nëse mesatarja në Evropë ishte dhjetë presje diçka për qind, tek ne mesatarja, përkatësisht inflacioni, atëherë ishte rreth 17 për qind. Sot, inflacioni në tremujorin e tretë të vitit 2026 në Maqedoni është për 25% më i ulët se mesatarja evropiane. Nëse sot mesatarja për muajt korrik, gusht dhe shtator është diku rreth dy e gjysmë, 2,57%, ndërsa mesatarja evropiane është diku rreth 3–3,3%, atëherë arrijmë në përfundimin se në tremujorin e tretë të vitit 2022, çmimet në Maqedoni ishin 67% më të larta në krahasim me Bashkimin Evropian”, theksoi Mickoski dhe shtoi:


