Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislmi përmes një postimi ka ndarë lajmin se aksioni për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin vazhdon edhe më tej sipas dinamikës së planifikuar. Kujtojmë se ditë më herë aksioni fillioi së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe kështu që aksioni vazhdon deri në pastrimin e plotë,shkruan Top24
“Po aksioni vazhdon sipas një plani paraprak të përgaditur më parë, ju e dini se ky aksion filloi së bashku me kryetarin ekomunës së Tetovës Bilall Kasami dhe kështu ky aksion do të vazhdoj deri në pastrimin e plotë të shtratit. Shfrytëzoj rastin të apeloj te bashkëqytetarët tanë që ta ruajmë shtratin e lumit të pastër, të tregojmë një vetëdie kolektive për një të mirë të përbashët sepse vetëm bashkërisht mund ta mbajmë Tetovën e pastër për ne dhe fëmijët tanë” tha drejtori Samet Bislimi.


