Tre minatorë nxirren nga miniera e Trepçës, 60 mbesin ende të ngujuar

60 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg.

63 minatorë mbetën të ngujuar nga djegia e trafos kryesore në këtë horizont, kurse tre nga minatorët tashmë janë nxjerrur.

Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për nxjerrjen edhe të minatorëve të tjerë.

Ekipet e Klan Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do të sjellin informata në kohë reale nga operacioni për nxjerrjen e minatorëve nga horizonti i 11-të. /Klankosova.tv