Mbështetja publike për Artan Grubin vazhdon me deklarata të reja nga përkrahës të tij. I fundit që ka reaguar është Muhamet Ameti, i cili ka deklaruar se është i gatshëm të vendosë shtëpinë e tij si garanci për të informon Tetovasot .
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ameti ka kritikuar edhe reagimet e partisë VLEN lidhur me çështjen e garancisë dhe pasaportës së Artan Grubit.
“VLEN pa temë tjetër veç garancisë e pasaportës së Artanit. Për Artanin garanci e vë edhe unë shtëpinë time! Boll me show e populizëm. Populli e di kush punon e kush vetëm flet,” ka shkruar Muhamet Ameti.
Ai më tej ka shtuar një koment politik ndaj VLEN-it, duke shkruar: “P.S. VLEN, parti e paregjistruar!”
Deklarata e Ametit vjen pas disa reagimeve të tjera publike nga persona të ndryshëm, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar garanci pasurore për Artan Grubin.Tetovasot



