Menduh Thaçi uron presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të përzemërta znj. Justina Shiroka Pula, me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Znj. Presidente, Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës së rëndësishme shtetërore dhe besoj se mandati Juaj do t’i shërbejë forcimit të institucioneve, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.

Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj u uroj paqe, mirëqenie dhe përparim të vazhdueshëm.

Menduh Thaçi
Kryetar i PDSH-së