Ish studenti dërgon letër kërcënuese për profesorët në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës

Më 6 tetor 2026, në orën 16:15, në SPB Tetovë, dekani S.A. (55) dhe sekretari A.A. (33) të Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës kanë raportuar se rreth orës 11:40, në zyrën e dekanit ka ardhur ish-studenti I.A. nga fshati Reçicë e Madhe dhe ka lënë një letër me përmbajtje kërcënuese drejtuar profesorëve të fakultetit.

Pas kësaj, personi është larguar.

Policia po merr masa për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit.