Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë edhe zë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meidani e ka uruar Presidenten e re, ndërsa ka përshëndetur edhe ndryshimet ligjore të miratuara në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale për shtetin dhe drejtësinë.
“Mbrëmë, demokracia në Kosovë pati edhe votë, edhe zë, brenda e jashtë Kuvendit.

Uroj Presidenten Justina Shiroka-Pula dhe përshëndes ndryshimet ligjore, me bindjen se përgjegjësia i jep dinjitet shtetit dhe besueshmëri drejtësisë”, shkruan Meidani.