Një shqiptarë bën thirje të votohet Jovica Radevskit në Bervenicë, ja kush është?

Një shqiptar nga rajoni i Tetovës ka bërë thirrje publike që qytetarët të mbështesin kandidatin e LSDM-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jovica Radevski, shkruan Top24

Thirrja është bërë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të cilat në Bërvenicë do të zhvillohen më 18 tetor.

Radevski është kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës dhe vjen nga sektori privat.

Sipas të dhënave të publikuara nga LSDM, ai ka përvojë si veteriner dhe këshilltar komunal.

Në programin e tij zgjedhor janë përfshirë projekte në infrastrukturë, ujësjellës, rrugë dhe zhvillim ekonomik.

Ai ka premtuar gjithashtu përmirësimin e kushteve në shkolla, pastrimin e deponive dhe investime në komunë.

Në garën për kryetar të Bërvenicës janë disa kandidatë, mes tyre edhe Jakup Huseini, Arkin Jahiji dhe Stojanço Radiçevski.

Thirrja e shqiptarit Agron Demiri nga Zhelina për mbështetjen e Radevskit ka tërhequr vëmendje, duke qenë se bëhet fjalë për një garë zgjedhore ku vota e qytetarëve shqiptarë është pjesë e elektoratit të komunës. Ndryshe Demiri është anëtarë i kryesisë së LSDM-së.