Sot, me shumë kënaqësi, dua t’ju njoftoj se në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë kemi shpërndarë vendime të reja pune.
Në gati 9 muaj që kur kam marrë drejtimin e këtij institucioni, numri i vendimeve të dhëna ka arritur në 10.
Në kuadër të këtyre vendimeve, institucionit tonë i janë bashkuar 3 mjekë, 3 laborantë dhe 1 teknik ushqimor, duke forcuar kapacitetet tona profesionale dhe duke na bërë më të përgatitur për çdo sfidë që na pret.
Jam veçanërisht i lumtur që po krijojmë vende pune të përhershme, sepse pas çdo vendi pune është një njeri, një familje dhe një jetë që fiton më shumë siguri.
Këto rezultate nuk kanë ardhur rastësisht. Në këta muaj kam punuar me përkushtim dhe përgjegjësi, me bindjen se çdo mundësi duhet shfrytëzuar për ta bërë institucionin më të fortë dhe për t’u shërbyer qytetarëve sa më mirë.
10 vendime në 9 muaj janë një rezultat, por për mua janë mbi të gjitha një përgjegjësi për të vazhduar edhe më shumë.
Faleminderit të gjithë kolegëve për bashkëpunimin dhe për punën e përditshme.
Puna vazhdon. Sepse një institucion më i fortë do të thotë një shërbim më i mirë për qytetarët.
Me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.



