Kurti kërkon zgjedhjen e Presidentit fillimisht, pastaj merret me Ligjin për Specialen: Janë tema që e tejkalojnë partinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në një konferencë për media teksa situate aktuale është e tensionuar për shkak të Ligjit për Specialen në njërën anë dhe zgjedhjes së Presidentit në anën tjetër. Dy çështje krejtësisht të ndryshme, por me rendësi të madhe, shkruan Periskopi.

Kurti në konferencë deklaroi:

“Cështjen e dënimit të krereve në Hagë ne asnjëherë nuk i kemi ndërlidhur me zhvillimet e brendshme këtu politike e institucionale, rrjedhimisht me cështjene Presidentit. Këto janë tema të ndara për neve. Por, të dyja janë tema që e tejkalojnë një parti. Janë cështje të interesit të përbashkët shtetëror.

Për katër të dënuarit ne besojmë në korrigjim në Apel dhe në anën tjetër një strategji shtetërore për ta fituar këtë betejë. Por, ne nuk mund ti mohojmë pengesat e menjëhershme që i kemi para nesh drejt atij synimi e të cilat i kemi të gjithë sëbashku. Pra, cështja e zgjedhjes së Presidentit/es së re.

Mos zgjedhja e Presidentit na çon në zgjedhje. Dhe jo vec, na pamundëson të merremi me strategjinë shtetërore e kombëtare.”, tha Kurti.