Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka deklaruar se situata me Gjykatën Speciale, zgjedhjet si dhe presidentin, sipas tij, kanë qenë të gjitha të programuara.
“Kam qenë te Grupi Parlamentar, kemi biseduar me të gjithë kolegët, po që ky është një kaos i programuar, e kam thënë edhe më herët, fatkeqësisht gjendemi në një situatë e cila është tepër e ndërlikuar, e kemi situatën me Gjykatën e Hagës, situatën me presidentin, zgjedhjet, të gjitha kanë qenë të programuara, fatkeqësisht”, tha Gjini, raporton Klan Kosova.


