Prokuroria Federale e Gjermanisë ka bërë të ditur se të martën është arrestuar një ish-drejtues i shërbimit të inteligjencës së brendshme, nën dyshimin për spiunazh.
August Hanning ka shërbyer si president i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND) nga dhjetori 1998 deri në nëntor 2005.
Hanning u arrestua në Bad Tölz-Wolfratshausen, në jug të Gjermanisë. Të martën u arrestua gjithashtu edhe një ish-bashkëpunëtor i tij, i identifikuar vetëm si Manfred D.
Prokuroria nuk bëri të ditur se për cilin shtet apo kujt dyshohet se po spiunonin dy personat.


