Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë detaje nëse gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime të reja me përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Kurti po ashtu nuk ka treguar nëse do të thirret seanca e Kuvendit për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, raproton lajmi.net
I pyetur nga gazetarët për këto çështje, Kurti ka thënë se do të japë përgjigje në Kuvend dhe në Qeveri.
“Do të flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, tha ai para gazetarëve.