Ali Ahmeti kujton 6 Tetori 1968, një ditë që flamuri kuqezi u ngrit lart dhe qëndresa shqiptare mori një zë të ri.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar 6 tetorin e vitit 1968 duke shënuar se kjo datë mbeti simbol të kërkesës për barazi, dinjitet, gjuhë, identitet dhe liri, shkruan Top24
Në Prizren, më 6 tetor 1968, flamuri kombëtar u valëvit hapur në një nga momentet më të fuqishme të zgjimit kombëtar shqiptar të asaj kohe.
Pas tij do të vinin demonstratat në shumë qytete të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare, duke e kthyer flamurin kuqezi në simbol të kërkesës për barazi, dinjitet, gjuhë, identitet dhe liri.
Për flamurin tonë u përndoqën, u burgosën dhe u dënuan me vite te shumta burg, ne mesin e tyre edhe patrioti i madh kombetar Fazli Grajçevci e shume te tjere njerëz të pafajshëm.
Breza të tërë e paguan shtrenjtë guximin për ta mbajtur Flamurin të lirë.
Por as arrestimet, as burgjet, as denimet me shekuj burg, as dhuna, as përndjekjet nuk mundën ta ndalin simbolin që për shqiptarët mbart simbolin e Kastriotit, kujtesën e sakrificës, krenarisë dhe qëndresës se pathyeshme kombetare.
Nën këtë flamur u frymëzuan breza të tërë shqiptarësh atdhetar e patriot.
Nën të u rritën edhe ata që më vonë do t’i dilnin përballë shtypjes, pushtimit dhe spastrimit etnik, deri te bijtë e bijat e themelues e ushtar te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që morën armët për lirinë e popullit të tyre.
Flamuri kuqezi nuk është vetëm një simbol që valëvitet në erë. Është historia jonë, sakrifica jonë dhe kujtesa jonë kolektive. Është flamuri nën të cilin breza të shqiptarëve e kanë ruajtur identitetin dhe kanë luftuar për lirinë.