Protestuesit ‘sulmojnë’ me mjetet piroteknike objektin e Qeverisë

Po vazhdon situata e tensionuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit po përballen me Policinë, e cila po përdor gaz lotsjellës dhe topa uji në përpjekje për shpërndarjen e tyre.

Ndërkohë, protestuesit kanë filluar të hedhin mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.

Protestuesit po kërkojnë nga deputetët që sonte ta votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, raporton IndeksOnline.

Kujtojmë se, me ndihmën e Policisë, deputetët e Vetëvendosjes janë larguar nga Kuvendi.

Brenda objektit të Kuvendit po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe Aleancës, të cilët po u bëjnë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë Projektligjin për Specialen. /IndeksOnline/