Zhvillimi i fundit nga sheshi Prishtinës : Policia vazhdon me gaz lotsjellës e top ujë, protestuesit nuk largohen

Ka eskaluar protesta në Prishtinë lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Policia e Kosovës po vazhdon të përdorë gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve, në përpjekje për t’i shpërndarë ata.

Në anën tjetër, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, duke bllokuar rrugët me pengesa të ndryshme dhe duke u vënë flakën kontejnerëve.

Protesta ende po vazhdon, ndërsa një numër i protestuesve nuk po largohen nga sheshi, ndërkohë, Policia vazhdon përdorimin e gazit lotsjellës. /IndeksOnline/