Tre shkencëtarë me zbulimet në optogjenetikë fituan Çmimim Nobel për Mjekësi 2026

Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2026 iu është dhënë Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel, për zbulimet e tyre mbi kanalet jonike të kontrolluara nga drita dhe zhvillimin e optogjenetikës.
Akademia e shpalli çmimin të hënën, duke shënuar edhe nisjen e sezonit të Çmimeve Nobel për këtë vit.

Optogjenetika është një fushë që mundëson kontrollimin e aktivitetit të qelizave, veçanërisht neuroneve, duke përdorur dritën. Zbulimet e tre shkencëtarëve kanë ndihmuar në avancimin e kërkimeve mbi funksionimin e trurit dhe sistemit nervor.

Çmimi për Mjekësi është i pari nga Çmimet Nobel që do të shpallen këtë javë. Në ditët në vijim do të bëhen të ditur edhe fituesit në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe.

Vitin e kaluar, Nobeli për Mjekësi iu dha amerikanëve Mary Brunkow dhe Fred Ramsdell, si dhe japonezit Shimon Sakaguchi, për zbulimet mbi tolerancën imune periferike.

Ceremonitë e ndarjes së Çmimeve Nobel do të mbahen më 10 dhjetor në Stokholm të Suedisë, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimeve, Alfred Nobel.

Secili çmim këtë vit shoqërohet me një shpërblim prej 12 milionë korona suedeze, rreth 1.1 milion euro ose 1.2 milionë dollarë.