Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje protestuesve para Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës.
E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë”, tha Haxhiu nga foltorja e Kuvendit.
“Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë – atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve tanë. Vlerat e UÇK-së nuk mbrohen përmes dhunës”, tha ajo.
Thirrja e Haxhiut vjen pasi disa media raportuan për përplasje mes disa protestuesve dhe Policisë.
Sipas raportimeve, protestuesit tentuan të hynin në oborrin e Kuvendit, në kohën kur disa deputetë po largoheshin nga ndërtesa.


