Goditje ndaj drogës në Pallaticë, 20-vjeçarit i gjenden 15 paketime me marihuanë

Një aksion i policisë antidrogë në Pallaticë ka përfunduar me arrestimin e një 20-vjeçari.

Sipas SPB Tetovë, më 5 tetor 2026, rreth mesnatës, zyrtarët e Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë kanë arrestuar F.N. (20) nga Pallatica.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 15 paketime me marihuanë, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor.

Siç raporton Tetovasot, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim penal për veprën e parashikuar në nenin 215 të Kodit Penal.