Shqipëria pësoi një humbje 2-1 me përmbysje në Helsinki përballë Finlandës, ku ndikuan edhe episodet.
“Kur morëm me Bjellorusinë një dhuratë, e kaluam më lehtë. Tani na u bë një padrejtësi. Ndikoi kartoni i kuq, por nuk mund të themi që e vendosi. Kam përshtypje që reaguan me vonesë në ndryshimet. Mund të kishin bërë diçka më shumë. ata ishin në superioritet numerik. E zgjidhën nga talenti i Waltës. Ne kishim më shumë raste në portën e tyre. Nuk duhet ta gjejmë fajin te Berisha. Edhe pse ishte një aksident. Më vjen çudi që një lojtar me aq eksperiencë bën dy gabime në një minutë. Pasimi i gabuar dhe ndërhyrja më pas. Pastaj lojtari pa asnjë nxehmje pëson atë gol. Kishim një kundërshtar përballë që mund ta barazonim. Finlanda nuk ishte aq e fortë
Pyetja është pse e bëri ai atë? Ai duhet ta bëj i fundit atë gabim. 37 vjeç, me më shumë eksperiencë nga të gjithë. U mor pas dy vitesh polemika, nuk mund ta bënte atë gabim. Ky pasi gaboi të parën, gaboi edhe të dytën”, u shpreh Sinemati


