Çfarë ndodhi? Zhduket nga radarët avioni mjekësor me gjashtë persona në bord

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord është zhdukur në brigjet e Nantucket, ndërsa autoritetet amerikanë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi në ajër dhe në det.

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë.

Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një njoftim për kërkim-shpëtim rreth orës 01:20 dhe po koordinon operacionin me Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit dhe Gardën Bregdetare amerikane.

Roja Bregdetare u njoftua rreth orës 02:00 dhe ka angazhuar disa mjete për kërkimin e avionit.

Dy avionë të saj, HC-144 dhe MH-60, po kontrollojnë zonën në jug të Nantucket. Në operacion janë përfshirë gjithashtu një varkë shpëtimi dhe një anije patrulluese e Gardës Bregdetare.

Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar gjetjen e avionit apo të ndonjë pjese të tij. Një zëdhënës i Massport, autoriteti që menaxhon aeroportin Logan, shprehu shqetësimin për personat në bord dhe familjarët e tyre.

“Mendimet tona janë me ata që ndodhen në bord dhe të dashurit e tyre, ndërsa kërkimi vazhdon,” deklaroi zëdhënësi.