Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, duke theksuar se kuqezinjtë merituan më shumë nga kjo përballje.
“Është keqardhje shumë e madhe që të kthehemi në Tiranë pa asnjë rezultat pozitiv. Kemi luajtur duke merituar fitoren. Na u anulua edhe një penallti në favorin tonë. Është e dhimbshme që të kthehesh me zero pikë.
Gabimet ndodhin në një ndeshje. Besoj se skuadra ka bërë shumë mirë dhe kjo është gjëja më pozitive. Skuadra ka treguar zemër të madhe dhe ky është hapi i parë që të mund të vazhdojmë më lart. I jap komplimente skuadrës.
Shpresoj që të kem gjithmonë të tilla vështirësi. Kur kombëtarja ka shumë opsione, është një element i mirë. Dua të shtoj edhe elementin e punës që kanë bërë këta lojtarë. Kanë pasur reagim pozitiv dhe kjo më jep një qasje të pastër për ndeshjet e radhës.
Mendoj se Shqipëria ka merituar më shumë se Finlanda. Kishim 10 gjuajtje në portë. Sa i përket portierëve tanë, përveç kartonit dhe goditjeve të dënimit, nuk janë rrezikuar. Kishim shumë raste të pastra”, tha Maran.


