Duke komentuar takimin e djeshëm me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi si konstruktiv propozimin e saj për një takim të drejtpërdrejtë me autoritetet në Bullgari.
I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë nëse Sofja e refuzon propozimin, Mickoski tha se një veprim i tillë nuk do të ishte i mençur.
mençur.
“ Nëse e refuzojnë, atëherë edhe një herë do të konfirmohen të gjitha ato teza që ne i kemi dhe për të cilat jemi të shqetësuar. Nuk pres një gjë të tillë, nuk do të ishte e mençur ta refuzonin. Por, në rregull, kjo është vendim i tyre sovran, nuk është vendim yni”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se kishte marrë një këshillë konstruktive nga presidentja e Komisionit Evropian, që t’i kërkojë ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të kërkojë një takim në margjinat e takimit kushtuar Korridorit 8.
Unë e bëra këtë, sepse vlerësoj se presidentja ishte absolutisht në të drejtë kur e propozoi këtë. Ministri kërkoi takim. Tani mbetet në dorë të fqinjit tonë lindor të vendosë se çfarë do të bëjë më tej”, theksoi Mickoski, duke shtuar se deri në këtë moment nuk ka informacion nëse ka ardhur ndonjë përgjigje.


