VLEN mirëpret vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin në zbatimin e Planit të Rritjes. Gjatë vizitës në Shkup, ajo e cilësoi këtë përparim mbresëlënës dhe paralajmëroi pagesa tjera në javët në vijim, krahas 140 milionë eurove që Maqedonia e Veriut ka marrë deri tani.
Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve për përmbushjen e detyrimeve të marra.
Ministria për Çështje Evropiane, e drejtuar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, koordinon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe ndjek ecurinë e punës së institucioneve.
Për ne, ky vlerësim është arsye më shumë për ta vazhduar punën dhe për t’i përmbushur në kohë detyrimet e radhës.
Po ashtu, mirëpresim përpjekjet e Brukselit për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, si presim që të tejkalohen pengesat, në mënyrë që vendi të përparojë në negociatat me Bashkimin Evropian.


