Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale një video të momentit historik ku më 3 tetor 1990 Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan.
“Sërisht një! Sot 36 vjet më parë, më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan”, shkruhet krahas videos.
3 tetor 1990, Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkohen pas 45 vjetësh
3 tetor 1990, Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkohen pas 45
Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale një video të momentit historik ku më 3 tetor 1990 Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan.
“Sërisht një! Sot 36 vjet më parë, më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan”, shkruhet krahas videos.
1990 – Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkohen pas 45 vjetësh
Në më pak se një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit, Gjermania Lindore dhe Perëndimore ribashkohen në atë që kremtohet çdo vit si “Dita e Unitetit”.
Që nga viti 1945, kur trupat sovjetike pushtuan Gjermaninë Lindore, Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera aleate pushtuan gjysmën perëndimore të kombit në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania e ndarë u shndërrua në një nga simbolet më jetëgjata të Luftës së Ftohtë.
Disa nga episodet më dramatike të Luftës së Ftohtë, ndodhën pikërisht atje. Bllokada e Berlinit (qershor 1948 – maj 1949), gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik pengoi të gjithë transportin tokësor në Berlinin Perëndimor, dhe ndërtimi i Murit të Berlinit në vitin 1961, ishin ndoshta ngjarjet më të famshme.
Me rënien graduale të fuqisë sovjetike në fundin e viteve 1980, Partia Komuniste në Gjermaninë Lindore filloi të humbiste kontrollin e saj mbi pushtetin. Dhjetëra mijëra gjermano-lindorë filluan të arratisen, dhe në fundin e vitit 1989 Muri i Berlinit ra.
Menjëherë pas këtij akti, nisën bisedimet midis zyrtarëve të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, të cilave iu bashkuan zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik, ku u shqyrtua mundësia e ribashkimit.
Dy muaj pas ribashkimit, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe Helmut Kol u bë kancelari i parë i Gjermanisë së ribashkuar.
Ndonëse ky proces ndodhi më shumë se një vit përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, për shumë vëzhgues ribashkimi i Gjermanisë shënoi efektivisht edhe fundin e Luftës së Ftohtë


