Klekovski, ministri i 21-të që premton Spitalin e Kërçovës! Mjetet janë ndarë, por po bëhen studime për objektin!

Sasho Klekovski është Ministri i 21-të i Shëndetësisë që vjen në Kërçovë dhe premton spitalin e ri. Për dallim prej të tjerëve, Klekovski nuk dha premtime konkrete dhe qartësoi se ky projekt nuk mund të realizohet për një kohë të shpejtë, pasi që në objektin, i cili është në ndërtim, siç tha Klekovski, po behën studime se a mund të vazhdohet me punime apo do të gjendet një lokacion tjetër, hulumtim ky për të cilin shumë shpejt ministria do të ketë një përgjigje.

Gazetarja: Ministër e dini se 20 ministra para jush dhe e kanë premtuar të njëjtët?
E di por unë e kam patjetër të them se për herë të parë punojmë me financim konkret jo që jemi në fazën e premtimeve por jemi në fazën e fezibilitetit dhe projektimit. D.m.th. ka paket financimi 195 milion që ta financojmë përfundimin e Klinikën në Shtip, rikonstruksionin dhe objektin e ri në Klinikën e Tetovës dhe objekt të ri për spitalin e Përgjithshëm. Ne jemi në komunikim, mjetet I kemi dhe po flasim për planet. Ata janë ndarë dhe kjo jep një siguri se këtë herë nuk do të jenë vetëm premtime boshe”, tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Në takimin e sotëm u diskutua për kushtet dhe funksionimin e spitalit aktual. Spitali në Kërçovë punon me kushte jo të mira për punë dhe me mungesë kuadri nëpër shumë reparte. Drejtoresha thotë se ka bërë disa investime por që mungesa e kuadrit e bënë të vështirë punën.

“Për një periudhë të shkurtër arritëm të sigurojmë digjitalizimin komplet e kabinetit te rëntgenit, kemi rëngen të ri digjital, momografi të re digjitale, nga ana e kryetarit të Komunës së Kërçovës kemi donacion exo 3D aparat dhe për momentin e fundit të procesit të digjitalizimit të rëngen aparateve si dhe kyçje e procesit të skriningut në gji në nivel të RMV”, u shpreh Maja Cvetanovska Trajkoska -Drejtoreshë e Spitalit të Kërçovës.

Spitali i ri i Kërçovës ka filluar të ndërtohet në vitet e ‘80-ta . Vizita e parë e ministrit të shëndetësisë në këtë spital është bërë në vitin 1998 nga Dragan Daniellovski, 13 vjet pasi kishte filluar ndërtimi. Nga viti 1998 e deri në vitin 2015 objekti mbeti në fazën karabina, e në vitin 2015 kur ministër i shëndetësisë ishte Nikolla Todorov dhe filluan sërish premtimet e deri në premtimin e sotëm të Sasho Klekovskit kanë kaluar 21 ministra.