Te nderuar, më vjen keq që edhe ditën e Xhuma në Xhami dikush mundohet ta luaj rolin e paparacave.Pa keqkuptim unë kam qenë për tre mandate krytarë dhe kam respektuar ç’do votues pa marë parasyshën përcaktimin politik.
Komuna e Bervenicës dallon nga të gjithë komunat tjera dhe për t’i fituar zgjedhjet duhet unitet e jo fjalorë përçarës.
Une më së miri e dij se çka don të thotë humbja për 34 vota në vitin 2021 dhe kjo na u persërit në vitin 2025.
Mendoj se ky është shansi i fundit për ta rikthyer komunën.
Unë me sinqeritetin ma të madh do të angazhohem në raundin e parë për dalje masive dhe le të fitoj ma i miri, në raundin e dytë duhet të gjithë së bashku të veprojmë si në 2025-ën.
Ç’do qytetar e din se çfar kontributi dhe përkrahje i dhash kandidatit prej të cilit humba.Prandaj që edhe sot këto dy kandidatë duhet ta bëjnë të njejtin veprim.
Në fund, ju lutem mos u merni me mua por veproni si kam vepruar unë, neqoftëse se duam ta rikthejmë komunën. Respekt për qytetaret dhe miqtë e mij, e jo për ato që duan llajka.
Me respekt,
Enver Pajaziti


