Ish-kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, është rreshtuar në mbështetje të kandidatit të VLEN-it për kryetar të kësaj komune, Jakup Huseini.
Pajaziti është fotografuar sot së bashku me Huseinin, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor 2026, sipas kalendarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.


