Forcat e armatosura të Ukrainës nisën një sulm “masiv” me dronë në qytetin rus të Volgogradit.
Sulmi goditi një “objekt industrial”, tha guvernatori rajonal Andriy Bacharov në një mesazh në Telegram.
Sulmi gjithashtu shkaktoi një zjarr në një ndërtesë apartamentesh, duke plagosur një person.
Guvernatori rajonal shmangu emërtimin e objektit të goditur nga sulmi ukrainas.


