Puna e ekipeve të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë vazhdon edhe gjatë orëve të natës, me angazhime për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike.
Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga puna e ekipeve në terren gjatë natës.
“Puna vazhdon edhe gjatë orëve të natës! Për një qytet më të pastër”, ka shkruar Bislimi, duke vënë në pah angazhimin e punëtorëve për mirëmbajtjen e qytetit.
Ekipet e NPK-së vazhdojnë aktivitetet në terren në funksion të një ambienti më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët e Tetovës.
https://www.facebook.com/share/r/1G4s4kYH5f/?mibextid=wwXIfr


