🎓 Urime 1 Tetori – Fillimi i vitit akademik!
Sot, më 1 Tetor, me fillimin e vitit të ri akademik, uroj të gjithë studentët, profesorët dhe stafin akademik një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.
Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen. Çdo i ri meriton mundësi për dije, zhvillim dhe përgatitje sa më të mirë për jetën profesionale.
Edhe në nivelin lokal, duhet të krijojmë kushte që fëmijët dhe të rinjtë tanë të mësojnë, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu.
Sepse investimi në arsim është investim në fëmijët tanë, në familjet tona dhe në të ardhmen e vendit.
Urime dhe suksese në vitin e ri akademik! 📚🎓


