Pas përfundimit të lidhjes me Klodin, Elijona duket se është e vendosur të përqendrohet në zhvillimin e saj personal dhe të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj.
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë së fundmi një fotografi nga palestra, e cila shoqërohet me një mesazh të fuqishëm në anglisht.
“Një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes”, ka shkruar ajo në postimin e saj, duke shprehur angazhimin për të përmirësuar veten.
Kjo mesazh vjen vetëm pak ditë pas konfirmimit të ndarjes nga Klodi, një moment që ka shkaktuar shumë reagime në publik.
Elijona ka theksuar se të dy kishin marrë vendimin për të vazhduar jetën veçmas, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e tyre në këtë periudhë të vështirë.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të ndahen, edhe kur kanë ndarë shumë bashkë”, kishte shkruar ajo në një nga mesazhet e saj pas ndarjes, duke reflektuar mbi natyrën e marrëdhënieve.
Edhe Klodi reagoi në publik, duke mohuar zërat për tradhti apo keqtrajtim, por pa dhënë detaje mbi arsyet e ndarjes.
Ai theksoi se “koha do të tregojë çdo gjë”, duke lënë hapësirë për interpretim mbi situatën e tyre.
Në këtë kontekst, postimi i fundit i Elijonës nga palestra është interpretuar si një sinjal i qartë se ajo është e përkushtuar të ecë përpara dhe të përqendrohet në mirëqenien e saj.
Pa dhënë komente të tjera për marrëdhënien e përfunduar, Elijona duket se po e orienton komunikimin e saj publik drejt një faze të re dhe të frytshme në jetën e saj.


