Zëvendësministri Admir Shabani inspekton punimet për sanimin dhe rikuperimin e rrugës malore nga Kodra e Diellit, përmes Stanit të Murselit, deri në Novosellë

Zëvendësminisri i Mbrojtjes, Admir Shabani gjatë ditës së djeshme së bashku përfësues të Parkun Kombëtar Mali Sharr ka inspektuar nga afër punimet përpër sanimin dhe rikuperimin e rrugës malore nga Kodra e Diellit, përmes Stanit të Murselit, deri në Novosellë, shkruan Top24
Punimet në këtë aks paraqesin një ndërhyrje të rëndësishme për përmirësimin e qasjes për banorët lokal, blegtorët dhe vizitorët, si dhe për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe aktiviteteve në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr.
Një falënderim i veçantë për zëvendësministrin Admir Shabani, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen dhe angazhimin e kapaciteteve të tyre në realizimin e këtyre punimeve.
Punimet do të vazhdojnë edhe në akset drejt Rakovecit, Jellovjanit, Novosellës dhe Gjurgjevishtit, duke përfshirë edhe pjesë të tjera të rrugëve malore që kanë nevojë për ndërhyrje.
Ky bashkëpunim ndërinstitucional është një shembull konkret se me angazhim të përbashkët mund të realizohen ndërhyrje të rëndësishme në terren, në funksion të komunitetit lokal, vizitorëve dhe mbrojtjes e zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Mali Sharr.
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!
Mali Sharr – përmes punës së përbashkët, drejt një të ardhmeje më të mirë.