Mickoski në prag të takimit me Von der Leyen: Jemi të përgatitur për bisedë dhe zgjidhje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me akuzat nga opozita për bllokimin e rrugës euro-integruese dhe në prag të takimit të nesërm me Ursula Von der Leyen, nëse do të hapet ky çështje, deklaroi:

“Epo mirë, ne e kemi thënë qëndrimin tonë shumë herë deri tani për atë çështje. Unë nuk kam çfarë të shtoj në atë që kam thënë dhe nuk e di nëse ndonjëherë ia vlen të komentohet qëndrimi i opozitës e cila çdo ditë është, do të thosha, gjithnjë e më radikale dhe duket sikur të ketë ardhur nga ndonjë porosi Ali Express e ndonjë partie tjetër opozitare. Kështu që atë pjesë të opozitës nuk do të doja ta komentoj. Ndërsa qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta, ne jemi të përgatitur të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë zgjidhje.”