Samet Bislimi: Angazhimi dhe përkushtimi ynë për Tetovën po shtrihet gjithëandej

Drejtori i NPK-së në Tetovë, Samet Bislimi, ka ndarë pamje nga puna dhe aktivitetet e përditshme të ndërmarrjes, duke theksuar angazhimin e ekipeve në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike në qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi ka përcjellë mesazhin se puna e NPK-së po shtrihet në zona të ndryshme të Tetovës, me synimin që qyteti të jetë më i pastër dhe më i mirëmbajtur.

“Me këto video pamje nga puna e NPK-së, ku Tetova për çdo ditë po ndryshon, ju uroj një javë të mbarë!”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka theksuar se angazhimi dhe përkushtimi i punonjësve të NPK-së vazhdon në terren, duke e shoqëruar postimin me pamje nga puna e ekipeve.