Ministri i Transportit, Aleksandër Nikollovski, bëri të ditur se tashmë është shpallur procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të përgatisë dokumentacionin dhe studimet për projektin. Ofertat mund të dorëzohen deri më 8 tetor.
“Synimi ynë është të ndërtohet një rrugë e shpejtë që do të kalojë nga Radovishi përmes Strumicës, deri në Novo Sellë – kufirin me Bullgarinë”, deklaroi Nikollovski.
Dokumentacioni dhe studimet pritet të përfundojnë brenda gjashtë deri në nëntë muaj, ndërsa projekti do të financohet me mjete vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
Nikollovski tha se, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet në terren mund të nisin deri në vjeshtë.


